Me vetëm pak ditë nga starti i Euro 2020, Arsene Wnerger ka parashikuar se kush mund ta rivalizojë Francën për trofeun.
Kampionati Evropian fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik, derisa disa përfaqësuese do të luftojnë për titullin e më të mirit në kontinentin e vjetër.
Wenger ka thënë se vetëm Anglia mund të rivalizojë një super ekip si Franca për trofeun e Euro 2020.
“Ata [Franca] nuk janë favoritë, ato janë super favoritë”, deklaroi shefi i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit për Sky Sports.
“Favoriti nuk është fjalë e madhe, sepse kur fiton Kupën e Botës dhe atëherë ke në ekipin tënd, (N’Golo) Kante, (Paul) Pogba, (Karim) Benzema, (Antoine) Griezmann, (Kingsley) Coman, ( Olivier) Giroud, harrova gjysmën e tyre. (Ousmane) Dembele”.
“Ju do të keni në stol 11 lojtarë që do të luanin sigurisht në ndonjë ekip tjetër kombëtar. Kështu që nuk mund ta refuzoni faktin që jeni kampion bote dhe është një ekip i cili nuk ka arritur kulmin”.
“Është një ekip që po rritet, sepse ata janë të gjithë të rinj. Përveç dy ose tre, thelbi i ekipit është shumë i ri. Ekipi anglez është për mua ekipi që mund të kërcënojë më shumë Francën”.
“Ata kanë lojtarë të kualitetit të lartë. Ata mbase janë akoma pak të rinj, por këtë sezon me Mason Mount, (Phil) Foden, ata kanë (Jack) Grealish, Declan Rice dhe natyrisht Harry Kane përpara dhe disa lojtarë me përvojë si (Jordan) Henderson. Ata mund të konkurrojnë me Francën”, ka shtuar më tej ish-strategu i Arsenalit.
Është sigurisht një këndvështrim interesant dhe mbase merr parasysh faktin që shumica e ndeshjeve të Anglisë do të luhen në stadiumin Wembley.