Werder Bremen e vlerëson me 50 milionë Milot Rashicën

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica ka shkëlqyer në fundjavën e kaluar për Werder Bremenin, pasi e kanë mposhtur Wolfsburgun 3-2 në kuadër të javës së 13-të në Bundesligë.

Ylli vushtrrias shënoi dy gola në këtë ballafaqim, duke arritur që ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e fitores pas 87 ditësh.

Te Werderi duket se asgjë nuk shkon pa Rashicën.

Në shtator, reprezentuesi i Kosovës u rikthye nga lëndimi.

Që nga atëherë, ai ka shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje për skuadrën gjermane.

Duke parë formën e tij të lartë, shumë skuadra janë të interesuara për Rashicën.

Sipas Bild, raporton Klan Kosova Werderi i ka caktuar vlerën lojtarit të ‘Dardanëve.

Klubi nga Bundesliga thuhet se po kërkon 50 milionë euro nga shitja e 24-vjeçarit, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Bremeni ka tentuar që ta bind Rashicën që ta vazhdojë kontratën dhe klauzola e tij të rritet edhe më shumë, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar lojtari.

Të ngjashme