Milot Rashica ka filluar të kthehet në formë, ku luajti për pak minuta ndaj Borussia Mönchengladbach, ndërsa kishte edhe rast të shënonte.
Në minutën e 88-të fati nuk ishte me të, pasi ai goditi shtyllën.
24-vjeçari është ende në listën e shitjeve te Werder Bremen, pasi klubi shpreson që me shitjen e tij të mbulojë shumë vrima të krijuara në buxhet.
Lojtari vazhdon të vlerësohet më shumë se 20 milionë euro, por klubi me situatën aktuale do ta shiste për 15 milionë euro, pasi lojtari është nën kontratë në Bremenin deri në vitin 2022.
Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, është në çdo rast i hapur për oferta.
Ai nuk do ta shesë Milot Rashica vetëm nën vlerën: “Milot ka treguar cilësitë e tij, ai ka çmimin e tij”.