Milot Rashica vazhdon të mbetet lojtari në qendër të vëmendjes te skuadra e Werder Bremen.
Ylli kosovar vazhdon të jap përformanca të jashtëzakonshme, çka kanë bërë që tifozët e këtij ekipi të dashurohen pas tij.
Rashica gjithashtu është lojtari që më së shpejti postohet në rrjetet sociale në llogaritë e Werderit në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Një e tillë ka ndodhur edhe sot, ku klubi gjerman i ka dhënë një epitet special 23-vjeçarit.
‘’Maestro ynë Milot Rashica po praktikon për një përformancë të madhe ndaj Bayer Leverkusenit’’, shkruhej në postimin e sotëm të Werder.
Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Werder Bremen është në fundjavë ndaj Leverkusen në kuadër të Bundesligës.