Sezoni ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Milot Rashicën.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është lënduar në ndeshjen e parë në Bundesliga për sezonin 2019/20.
Ai u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 65’ për shkak të një problemi në kofshë, ndeshje të cilën e humbi 1-3 Werderi nga Fortuna Düsseldorf.
Këtë e ka konfirmuar edhe klubi përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, duke treguar se testet tjera në ditët në vazhdim, do të tregojnë për shkallën e dëmtimit.
Megjithatë, sipas Kicker, nuk bëhet fjalë për një lëndim të lehtë.
Kicker raporton se 22-vjeçari i Kombëtares së Kosovës mund ta ketë shqyer muskulin, çka do të thotë se mund të mbesë jashtë fushave për disa muaj.