Menaxheri i Werderit, Frank Baumann, ka konfirmuar se Milot Rashica do të largohet nga kjo skuadër. Werderi të shtunën luan ndaj Koelnit me synim për të mbetur në Bundesligë. Fitorja mund të mos jetë e mjaftueshme.
Ka kohë që transferimi i Rashicës është vlerësuar punë e kryer. Ka mbetur të zyrtarizohet skuadra ku reprezentuesi i Kosovës do të luajë në vazhdim të karrierës.
“Miloti është shumë i interesuar për të thënë lamtumirë dhe që tifozët e Werderit ta kujtojnë atë në mënyrë pozitive”, ka thënë Baumann të premten, raporton Kicker.
“Është në rregull për Milotin që të bëj hapin e ardhshëm. Është normale për të që të ngjallë interes. Unë besoj fuqishëm se do të mblidhemi dhe do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët”.
RB Leipzigu mbetet favorit për të transferuar Rashicën. Bisedimet konkrete pritet të fillojnë pas xhiros së 34-t apo pas ndeshjeve të plejautit.