Timo Werner dhe Ousmane Dembele janë në listën e dëshirave të Manchester Unitedit, bën të ditur “Evening Standard” të hënën, transmeton Koha.net.
Manchester United synon të bëjë përforcime në sulm në verë dhe është duke u interesuar për sulmuesin gjerman të RB Leipzigut, Werner dhe yllin francez të Barcelonës, Dembele.
Werner 23-vjeçar këtë stinor ka shënuar 27 gola dhe asistuar 11 tjerë në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Me Gjermaninë ai ka shënuar 11 gola në 29 ndeshje.
Dembeles ndërkohë po vazhdon të ketë probleme me lëndime. Për të ka mbaruar ky stinor për shkak të një lëndimi të gjurit.
Dembele gjithë stinorin ka luajtur vetëm nëntë ndeshje dhe ka shënuar një gol.