Sulmuesi gjerman i Chelseat, Timo Werner, nuk e ka të ardhmen e sigurt te skuadra nga Londra.
“Evening Standard” shkruan se Werneri është duke u munduar që të tregojë vlerën e tij para trajnerit Thomas Tuchel.
Trajneri gjerman i Chelsea është duke planifikuar disa transferime gjatë verës dhe Werneri nuk e ka të sigurt vendin në ekipin anglez.
Raportohet se Tuchel është i etur për të sjellë në “Stamford Bridge” Sergio Agueron dhe Erling Haalandin.
Werneri u transferua te Chelsea në verën e vitit të kaluar për 45 milionë fonte. Deri me tani ka shënuar dy gola në 29 paraqitje.
Megjithatë, Chelsea do të shesë Wernerin vetëm nëse i duhen fonde shtesë trajnerit Tuchel.