Për të transferuar mbrojtësin anglez Declan Rice, i cili luan edhe si mesfushor defansiv, klubet e interesuara duhet të paguajnë mbi 110 milionë euro, raportojnë mediat britanike.
Ky është çmimi të cilin e ka vendosur klubi i tij West Ham Unitedi.
Përfaqësuesi i Anglisë e ka tërhequr vëmendjen e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, që kishin tentuar ta transferonin atë në afatin kalimtar të verës.