Basketbollisti i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook është bërë vetëm lojtari i dytë në histori të NBA-së pas Wilt Chamberlainit që ka shënuar dyshifror të trefishtë me 20 e më tepër pikë, 20 e më tepër kërcime e 20 e më tepër asistime.
Westbrook të martën mbrëma realizoi 20 pikë, 20 kërcime e 21 asistime në fitoren 119:103 të Oklahomas ndaj LA Lakersit, transmeton Koha Ditore.
Këtë dyshifror të trefishtë ai ia dedikoi reprerit të vrarë Nipsey Hussle. Hussle 33-vjeçar u qëllua për vdekje në Los Angeles të dielën.
“Kjo ishte për ty vëlla”, tha Westbrook 30-vjeçar. “Kjo nuk ishte për mua, ishte për Nipseyn. Prehu në paqe Nipsey”. Chamberlain kishte shënuar 22 pikë, 25 kërcime e 21 asistime për Philadelphia 76ers në ndeshjen kundër Detroitit në vitin 1968.