Basketbollisti i Oklahoma City Thunder, Rusell Westbrook, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë.
Sipas mediave amerikane, kjo ishte një procedurë “mirëmbajtjeje” për Westbrook, pasi lojtari kishte ndier dhimbje në gjur.
Doktorët do ta rivlerësojnë organizatorin pas katër javësh, në mënyrë që të shohin nëse ai do të jetë gati të luajë për Thunder.
Me shumë mundësi, lojtari nuk do të jetë gati për fillimin e sezonit, por, gjithsesi, asgjë nuk është e sigurt.
Pas largimit të Kevin Durant, Westbrook ka qenë gjithmonë lojtari kryesor për Oklahoman, e që prej sezonit 2015-2016 ai ka munguar në total vetëm në 5 ndeshje për ekipin e tij, transmeton Lajmi.
Edhe në rast mungese të kapitenit të saj, tranjeri i Thunder, Billy Donovan, ka një organizator zëvendësues shumë të mirë si Dennis Schröder, ndërkohë që ylli tjetër i ekipit, Paul George, mund të marrë më shumë përgegjësi në organizimin e lojës, transmeton “SS”.
Ndeshja e parë për Oklahoman, do të jetë më datë 16 tetor, ditën hapëse të sezonit 2018-2019, kundër kampionëve të Golden State Warriors.