WhatsApp, aplikacion ky në pronësi të Facebookut, në maj të vitit të kaluar e prezantoi Picture-In-Picture (PiP) Mode për aplikacionin e vet në iPhone, ndërsa funksionin e zgjeroi edhe në Android në dhjetor. Megjithatë, PiP Mode për Android i ka kufizimet e veta – videoja reprodukohet vetëm në kuadër të chatit. Në azhurnimin e fundit beta për WhatsApp, kjo është përmirësuar, raporton GSMAren.
Me versionin beta 2.19.86 të WhatsAppit për Android, kompania e ka përmirësuar PiP Mode, i cili tani punon ngjashëm me versionin për iPhone. Funksioni i përmirësuar vazhdon të reprodukojë video në një dritare të vogël pas largimit nga biseda, pasi të zvogëlohet aplikacioni ose para se të kalohet në një aplikacion tjetër, shkruan KOHA Ditore.
WhatsApp po e teston ende këtë funksion, i cili ende nuk është në dispozicion për përdoruesit mainstream të Androidit. Nëse testet janë të suksesshme, pritet që PiP Mode i përmirësuar së shpejti të vihet në dispozicion për të gjithë përdoruesit.
Aplikacioni i popullarizuar e ka edhe një funksion në këtë version beta, dhe bëhet fjalë për reprodukimin automatik të mesazheve të njëpasnjëshme zanore.