Rrjeti social WhatssApp, është duke punuar që t’ju ndalojë përdoruesve, fotografimin e bisedave private, që i kryejnë me miqtë. Ky aplikacion që është nën pronësi të Facebook, është duke krijuar edhe mundësinë që të kërkojnë shenjat e gishtit për të hapur llogarinë, ku mund të fillojmë apo vazhdojmë të shkruajmë mesazhe.
Si rezultat i kësaj, algoritmi do të ndalojë shkrepjen e fotografisë, që zë në kuadër gjithë atë që shihet në ekran. WABetaInfo që ka shikuar version beta të këtij formati, ka shpërndarë imazhet, që tregon se si do të jetë rrjedha e punës në aplikacion, pasi të jetë integruar për përditësim. Në të njëjtën kohë, ky është përditësimi i katërt, që WhatsApp ka zhvilluar deri më tani.
Varësisht nga dëshira, WhatsApp mundëson largimin e opsionit të shenjave të gishtave, meqenëse mund të vazhdohet edhe pa të.