Ndoshta ju jeni shumë të kënaqur që çdo tekst që dërgoni te miqtë është i koduar kështu që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i lexojnë ato. Por rezulton se Whatsapp ka ruajtur në mënyrë të qetë mesazhet në arkiva ku mund të lexohen nga çdokush që fiton qasje në llogarinë e përdoruesit. Aplikacioni i mesazheve mban një arkivë të gjërave të të gjithë pronarëve të Android në sistemin e ruajtjes së dokumenteve, Google Drive.
Por kompania ka pranuar se këto nuk janë të mbrojtura nga enkriptimi, që mund të thotë se janë më të lehtë që të thyhen nga hakerët. ‘Mesazhet nuk mbrohen nga enkriptimi në të dy anët në Google Drive,’ shkroi Whatsapp në faqen e tyre të internetit.
Kjo deklaratë ngriti frikën se hakerët, policët apo madje edhe spiunët e qeverisë mund të kenë qasje në të dhënat private nëse ata kanë fituar qasje në llogarinë e dikujt të Google Drive. “Nga perspektiva e privatësisë, rezervat në internet nuk janë të mira, pavarësisht se kush është kujdestari”, tha Karan Saini, një studiues i pavarur i sigurisë.
Ju mund ta fikni funksionin e arkivit duke shkuar në rubrikën opsione dhe duke zgjedhur ‘biseda’ (chats) dhe pastaj ‘rezervari i bisedave’ (chats backup). Të gjitha të dhënat e ruajtura hiqen automatikisht pas 12 muajve.
Megjithatë, mund të ndjeheni më të sigurtë kur të kuptoni se është mjaft e lehtë për të mbrojtur llogarinë tuaj në Google Drive. Jeremy Miles, një shkencëtar i të dhënave në Google, tha se është “afërsisht e pamundur” për të hyrë në një profil ‘cloud’ të Google nëse është vendosur një fjalëkalim i mirë dhe është ndezur ‘identifikimi me dy faktorë’.