WhatsApp sjell opsionin e ri – video ‘chat’ në grup

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 10:13 | Nga

WhatsApp lajmëroi në muajin maj se do të fuste thirrjet në grup audio dhe video gjatë këtij viti. E pikërisht sot ky aplikacion është i përdorueshëm në iOS dhe Android.

Sipas WhatsApp, thirrjet bëhen deri në katër vetë njëkohësisht, pavarësisht vendndodhjes së këtyre personave.

Në vitin 2016 WhatsApp nisi së pari lidhjen me video, ndërsa telefonatat vetëm me audio janë bërë që në 2014 dhe tani përdoruesit e tij harxhojnë gjithsej 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon.

Gjithashtu kompania ka treguar se e reja është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni online.

WhatsApp ka bërë me dije se ka 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme