Jan Koum, CEO i WhatsApp, ka njoftuar që versioni i ri i aplikacionit do të njoftojë nëse dikush i bën screenshot bisedës tënde. Ky është një opsion i kërkuar nga shumë përdorues kohët e fundit dhe sipas tij “pas shumë vitesh, kemi arritur në përfundimin për ta shtuar”.
Kjo ndryshon shumë gjëra sigurisht.
“Funksionimi është i thjeshtë, si tick-u blu: do ta kesh opsionin të aktivizuar normalisht. Nëse është me tick, do të njoftohesh kur dikush do e “screenshot” bisedën tënde dhe të tjerët do të njoftohen kur ti të “screenshot” bisedën e tyre. Nëse nuk është me tick, askush nuk do të njoftohet”, ka thënë Koum.
Disa përdorues janë zhgënjyer nga ky ndryshim, por nuk është aq i keq sa duket.
Arsyeja pas këtij ndryshimi, sipas Koum, është që ai është lodhur nga e dashura që u bën gjithmonë screenshot bisedave me të. Për këtë arsye ai do ta bëjë këtë të mundur që të gjithë të ndihen njëlloj. Edhe pse mund të çaktivizohet kur të duash.
Disa përdorues i kanë kërkuar Koum të shtojë një opsion për të njoftuar kur një foto që përmban një trup të zhveshur i dërgohet një të treti. Koum ka thënë që mund ta konsiderojë.
“Nuk ka të bëjë me privatësinë e personit që bën screenshot bisedën apo të atij që i bën forward një fotoje nudo, kjo bëhet për të mbrojtur privatësinë e personit të prekur dhe ne do e bëjmë ju pëlqen apo nuk ju pëlqen”, konfirmoi Koum.