Whitaker-Nufi: Shqipëria mund ta rrisë sigurinë rajonale duke investuar në mbrojtje

Prishtinë | 24 Pri 2026 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Mbi Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, gjatë ditës së sotme u zhvillua një fluturim jo i zakonshëm.

Në një helikopter ushtarak, të pranishëm ishin Ambasadori i ShBA-së në NATO, Mattthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë në Facebook, në fluturimin mbi bazën e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, dyshja diskutoi për aftësinë që Shqipëria të bëhet nyjë logjistike e NATO-s në rajon.

“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”, u tha në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Të ngjashme