Wijnaldum dëshira e parë e Koemanit te Barcelona

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Georginio Wijnaldum thuhet se ka përfunduar si objektiv kryesor i trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman.

Barcelona ka bërë ndryshime në shtabin teknik gjatë ditëve të fundit, pas dështimeve të njëpasnjëshme këtë sezon.

Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Quique Setien dhe në vend të tij kanë emëruar trajnerin e Holandës, Koeman.

Koeman është prezantuar gjatë ditës së mërkurë, ndërsa tashmë kanë filluar të dalin emrat që mund t’i transferojë ai te Barcelona.

Sipas mediumit holandez AD, Koeman dëshiron të bëjë mesfushorin e Liverpoolit, Wijnaldum nënshkrimin e tij të parë te klubi katalunas.

Barcelona sapo ka nënshkruar me Miralem Pjanic në mesfushën qendrore, por Koeman me sa duket dëshiron të lidhet përsëri me Wijnaldum pasi e menaxhoi atë te Tulipanët. 

Të ngjashme