Georgino Wijnaldum duket se më në fund ka vendosur të qartësojë të ardhmen e tij.
Liverpooli ka kohë që i ka ofruar kontratën e re mesfushorit holandez, mirëpo ai ka arritur disi të shmangë atë.
Sipas saj që raporton Todofichajes, Wijnaldum po e kërkon transferimin te Barcelona, pasi edhe në verën e vitit të kaluar ishin në bisedime.
Lojtari 30-vjeçari duket se është bindur nga Ronald Koeman që t’i bashkohet në Camp Nou, pasi kanë raporte të mira që nga koha kur të dy ishin te kombëtarja e Holandës.
Liverpooli nuk dëshiron të shesë Wijnalduimin, mirëpo është dëshira e lojtarit që të kalojë në radhët e katalunasëve.
Kujtojmë se kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e këtij vitit dhe ai mund të kalojë te Barcelona si lojtar i lirë. /Telegrafi