Georginio Wijnaldum me sa duket do të transferohet te Paris Saint-Germain. Mesfushori holandez do të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar dhe do të kalojë në Francë, teksa raportohet se ka nënshkruar kontratën me klubin nga “Parc des Princes”.
Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano që përmes Twitterit njoftoi se Wijnaldum sapo nënshkroi kontratën me Paris Saint-Germain, përcjell Gazeta Express.
Holandezi do t’i kryejë testet mjekësore në orët në vijim dhe më pas do të bëhet gjithçka zyrtare. Marrëveshja përfshin qëndrimin e Wijnaldumit në Paris deri në qershorin e vitit 2024.
Kujtojmë se paraprakisht, Wijnaldum kishte marrëveshje verbale me Barcelonën. Por, në fund ndërhyri PSG që i ofroi atij pagë dyfish më të madhe çka bëri t’ia ndryshonte mendjen.
Romano raporton se Wijnaldum ndryshoi vendimin e tij dje, pasi u josh nga oferta e gjigantëve francezë.