Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të stinorit dhe do t’i bashkohet Barcelonës, raporton “The Sunday Times”.
Wijnaldum te Barcelona do të bashkohet me ish-trajnerin e tij te përfaqësuesja e Holandës, Ronald Koeman.
Mesfushori ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe do t’i bashkohet klubit të madh të La Ligas në fund të stinorit si lojtar i lirë.
30-vjeçari do të jetë transferimi i parë i Barcelonës në periudhën e dytë të Joan Laportas si president i klubit.