Wilder merr vendimin e madh, aktivizon klauzolën dhe do të përballet përsëri me Furyn

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Dontay Wilder nuk ka pritur më shumë se një javë për ta aktivizuar klauzolën që i mundëson një tjetër përballje ndaj Tyson Furyt.

Boksieri britanik kishte triumfuar një javë më parë në Las Vegas duke marrë titullin kampion bote në WBC.

E në kontratën e dy boksierëve ishte paraparë që humbësi ka të drejtë ta aktivizojë brenda 30 ditëve një klauzolë e cila ia mundëson trilogjinë.

Deontay Wilder (Foto: Bello/Getty Images/Guliver)

Kjo është konfirmuar nga dy promotorët Bob Arum dhe Frank Warren se tanimë Wilder e ka aktivizuar klauzolën, por që ende nuk ka dalë zyrtarisht.

“Deontay e ka aktivizuar klauzolën, por kjo ende nuk është zyrtarizuar. Megjithatë trilogjia do të ndodh”, ka deklaruar Warren.

Warren ka thënë se dëshironte që meçi i tretë të zhvillohet në Angli, por një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Vendi ku do të zhvillohet trilogjia është Allegiant Stadium në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Ky stadium ka një kapacitet prej 72 mijë ulëseve dhe pritet që të thyhet rekordi nga shitja e biletave.

Trilogjia Wilder-Fury pritet të zhvillohet me 18 korrik të këtij viti me amerikanin që ka premtuar se do të bëjë çmos për ta kthyer titullin në duart e tij. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme