Will Smith në formën më të keqe trupore të jetës së tij

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Ai po e merr me sportivitet, por ylli hollywoodian Will Smith të cilin zakonisht jemi mësuar ta shohim në topformë, së fundmi e ka pranuar se ka shtuar dukshëm në peshë gjatë pandemisë.

Kjo veç e vërteton edhe më shumë se të famshmit janë njerëz të zakonshëm, sikur të gjithë ne.

“Do të tregohem i sinqertë me të gjithë ju. Jam në formën më të keqe të jetës sime”, ka shkruar me humor Smithi në mesazhin e postuar në Instagram, krahas një fotografie ku e ekspozon barkun e fryrë.

Krahas portretizimit të policit në top formë dhe heroit të filmave aksion në shumë raste, Will Smith shquhet edhe për portretizimin e kampionit të boksit, Muhammad Ali, në vitin 2001.

Studime të shumta kanë vërtetuar se mbipesha ka qenë një brengë serioze për Amerikanet gjatë pandemisë, kjo pasi për një vit të plotë janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi si pasojë e karantinës. Aktiviteti i ulët, ushqyerja pa kontroll dhe stresi i shkaktuar nga e panjohura, sigurisht që e ka bërë secilin person të mos tregohet i vëmendshëm kur vjen puna tek mirëmbajtja e fizikut.

Ylli 52-vjeçar Smith i cili është 1.90 metra i gjatë, pak para se të shpërthente pandemia pritej t’i rikthehej punës për ta xhiruar vazhdimin e katërt të filmit ikonik, “Bad Boys”.

https://www.instagram.com/willsmith/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme