William Shakespeare, është personi i dytë në botë i cili zyrtarisht mori vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit, në Britaninë e Madhe.
Të martën, 90-vjeçarja Margaret Keenan shkroi histori duke u bërë gruaja e parë në botë që merr vaksinën.
81-vjeçarin, e bën të veçantë edhe emri e mbiemri, i shkrimtarit e poetit të njohur Shakespeare.
“Shumë zhurmë për asgjë? Nuk ka rëndësi, gjithçka është mirë kur përfundon mirë”, ishte shprehur ai me humor.
“A është gjilpërë kjo që po shoh para meje?”, kishte vazhduar ai.
Nga 8 dhjetori, Britania e Madhe bëhet shteti i parë në botë që filloi të përdorë vaksinën kundër koronavirusit.