Njeriu që ia hapi sytë botës se Serbia po kryen gjenocid në Kosovë, William Walker do të vij në Kosovë javën e ardhshme.
Me ftesën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli, Walker do të vijë në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Punës së Jashtme, Jetlir Zyberaj.
Më 15 janar bëhen 21 vite nga përvjetori i masakrës së Reçakut. Kjo masakër njihet si një nga krimet më të rënda të kryera nga Serbia gjatë viteve të 90-ta.
Postimi i plotë: