Willian Jose transferohet te Wolves

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Wolverhampton Wanderers përmes një postimi të tyre në rrjetin social twitter kanë zyrtarizuar lojtarin e tyre të ri, Willian Jose.

Jose ka qenë lojtar i Real Sociedad, mirëpo nga sot është bashkuar me klubin e ‘Ujqërve’ dhe do të vazhdojë aventurën e tij të re në Angli.

Lojtari do të transferohet në Wolves në formë huazimi, mirëpo palët janë marrë vesh që të përfshihet edhe opsioni i blerjes, përcjell lajmi.net.

Wolves është duke kaluar në një formë të dobët dhe transferimi i Joses është pritur me padurim nga tifozët e klubit.

Ai mund të bëjë debutimin e tij ndaj Chelsea më 27 janar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme