Wiz Khalifa është duke punuar seriozisht në albumin e ri, i cili do të jetë i zhanrit RnB. Ai tregon në “The Cruz Show”, se i gjithë albumi do të jetë me këndim, dhe se për këtë arsye ai ka marr një trajnere për vokalin e tij, një ndër më të mirat në profesionin e saj.
“Ajo është ndër më të mirat në profesionin e saj. Më mësoi gjëra që nuk i kam ditur më parë për zërin tim”, tha ai. Deri më tash ai ka realizuar rreth 20 këngë.
Albumi i ri i tij do të ndjekë projektin e fundit “Rolling Papers 2”, që u lansua në korrik dhe debutoi në vendin e dytë në Billboard 200.