Diplomati Wolfgang Petritsch, ish – emisar i BE-së për Kosovën (1998-1999) ka thënë se Hashim Thaçi dhe Aleksander Vucic kanë nënshkruar kompromisin që do të ndodhë në marrëveshjen mes dy vendeve.
“E përsëris: Unë dua t’i jap përparësi zgjidhjes me të cilën dakordohen të dy palët. Kompromisi në Ballkan është një fjalë e panjohur. Këtu për herë të parë do të kishim një kompromis të arritur dhe nënshkruar nga dy presidentë, të arritur vështirë por me rrugë paqësore. Shikuar nga aspekti historik, kufijtë kanë ndryshuar gjithmonë vetëm me mjete ushtarake”, ka thënë Petritsch, në një intervistë për DW.
Deri më tash, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vucic kanë mohuar të kenë arritur ndonjë marrëveshje e kompromis. Kanë mohuar edhe që kanë pasur takime sekrete për marrëveshjen finale.
Ndërkohë, BE dhe SHBA kanë kërkuar të arrihet një marrëveshje kompromisi mes dy vendeve për të ecur mëtutuje në intergrimet europiane.
Diplomati gjerman ka kërkuar që marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë të jetë kompromis për dy vendet.
“Ndërsa në shembullin e Bosnje-Hercegovinës kemi marrëveshjen e imponuar të Dejtonit, me të cilin njëra palë nuk identifikohet, as pas 25 vitesh. Bashkësia ndërkombëtare, Evropa, duhet të nxjerrë mësime nga kjo. Ne duam një zgjidhje për Kosovën, duam një kompromis të cilin e pranojnë të dy palët”, ka shtuar Petritsch.