Wolverhamptoni po planifikon të ofrojë 80 milionë euro për transferimin e futbollistit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez, njofton “Daily Mail” të mërkurën, transmeton Koha.net.
Rodriguez ka edhe një vit kontratë me Real Madridin, ndërsa krerët e klubit madrilen synojnë të shesin atë në verë.
Wolverhamptoni është i gatshëm të bëjë ofertë për Jamesin, që këtë stinor ka luajtur vetëm në 13 ndeshje për Realin.