Wolverhamptoni planifikon të ofrojë 80 milionë euro për James Rodriguezin

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Wolverhamptoni po planifikon të ofrojë 80 milionë euro për transferimin e futbollistit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez, njofton “Daily Mail” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Rodriguez ka edhe një vit kontratë me Real Madridin, ndërsa krerët e klubit madrilen synojnë të shesin atë në verë.

Wolverhamptoni është i gatshëm të bëjë ofertë për Jamesin, që këtë stinor ka luajtur vetëm në 13 ndeshje për Realin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme