Adama Traore po kalon muajt e fundit si futbollist i skuadrës angleze Wolverhampton Wanderers.
Sulmuesi i fuqishëm spanjoll pritet që të largohet nga ‘Ujqërit’ gjatë afatit kalimtar veror, por e ardhmja e tij vazhdon të lidhet me elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Anësori këmbëshpejtë prej kohësh po kërkohet nga Liverpooli, me kampionin në fuqi të Anglisë që shihet si favoriti kryesor për t’i marrë shërbimet e tij.
Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe dëshiron afrimin e tij në ‘Anfield’ për edicionin e ri.
The Reds megjtihatë nuk do ta kenë të lehtë të nënshkruajnë me lojtarin, pasi në garë për të fuqishëm janë edhe Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Nga ana tjetër Wolverhampton Wanderers ka zbritur kërkesat për lojtarin, pasi nga 60 milionë sa kërkonte një vit më parë, tani janë të kënaqur nëse vije një ofertë prej 35 milionë eurove.
Pandemia ka ndikuar që vlera e tij të zbritet, por edhe forma jo e mirë, pasi Traore këtë edicion ka shënuar vetëm dy gola e ka bërë tre asistime.
Gjithsesi përkundër formës jo të mirë, spanjolli vazhdon të vlerësohet lartë nga skuadrat e mëdha angleze që duan transferimin e tij për edicionin e ri.