Gjatë ditëve festive, “Wonder Woman 1984” ka grumbulluar 5.5 milionë dollarë në tregun amerikan, duke i ngritur përfitimet e përgjithshme në 118 milionë dollarë.
Krahas tregut amerikan, filmi ka përfituar edhe 10.1 milionë dollarë në tregun botëror.
Për herë të parë, ky projekt u shfaq në SHBA kah fundi i dhjetorit, ndërsa kritikët parashikuan se mund të arrinte sukses financiar.
Duke marrë parasysh krizën financiare që ka shkaktuar pandemia në industrinë filmike, shumëkush konsideron se këto përfitime janë të mëdha.
Njëherësh, gjatë fundjavës së Krishtlindjes, sipas Warner Bros, filmi ka përfituar 37 milionë dollarë nga shfaqja në kinematë amerikane dhe kanadeze që është po ashtu rekord për periudhën e pandemisë.
Pos projeksioneve kinematografike, filmi është në dispozicion edhe në platformën HBO Max.
Nga Warner Bros kanë thënë se së shpejti do të fillojnë me vazhdimin e tretë të “Wonder Woman”, me skenar dhe regji të Patty Jenkins, dhe rol kryesor nga Gal Gadot. (Telegrafi)