Wozniacki mposht Kvitovan

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kampionia në fuqi e turneut WTA Finals në tenis, Caroline Wozniacki ka triumfuar të mërkurën në ndeshjen e saj të dytë në WTA Finals të këtij viti që po mbahet në Singapor.

Danezja triumfoi me 2:1 në sete (7:5, 3:6 dhe 6:2) ndaj tenistes çeke Petra Kvitova. Wozniacki gjendet në “Grupin e Bardhë” në të cilin garojnë edhe Elina Svitolina e Karolina Pliskova. Wozniacki humbi në përballjen e parë ndaj Pliskovas të dielën, transmeton Koha Ditore.

Në WTA Finals, që llogaritet si turneu përfundimtar i vitit, marrin pjesë tetë tenistet më së miri të ranguara në renditjen botërore.

Në grupin tjetër që njihet si “I Kuq” marrin pjesë Naomi Osaka, Sloane Stephens, Angelique Kerber dhe Kiki Bertens.

Të ngjashme