Qyteti qendror kinez, Ëuhan kreu më shumë se 6.5 milionë teste të koronavirusit në 9 ditë, sipas mediave shtetërore, një veprim drastik nga autoritetet për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve në epiqendrën e pandemisë globale.
Testi në të gjithë qytetin e Wuhanit erdhi pasi gjashtë raste të reja u shfaqën në një komunitet rezidencial në fillim të këtij muaji – hera e parë që u raportuan infeksione lokale daljes së këtij qyteti nga bllokada në prill.
Nga 15 maji deri më 23 maj, mostrat u mblodhën nga më shumë se nëntë milionë banorë, njoftoi transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV, që përbën më shumë se 80% të popullsisë së përgjithshme të qytetit prej 11 milionë banorësh.