Xavi: Do të doja një rikthim në Bacelonë, është klubi i jetës sime

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Trajneri në largim i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se do të donte një rikthim në ekipin e tij, pavarsisht shkarkimit të tij.

“Po, do të doja një rikthim, pse jo? Barcelona është klubi i jetës sime. Unë e kam shijuar këtë përvojë – dhe gjithashtu kam vuajtur, sigurisht. Por më pëlqen të jem në këtë klub dhe të punoj për atë”, tha ai.

“Jam mirë. Ka qenë e vështirë javën e kaluar, por e kam ndërgjegjen time shumë të pastër. Jam krenar dhe i lumtur. Kur arritëm këtu e dinim se ishte një kohë e vështirë për klubin dhe mendoj se mund të jemi krenarë për punën që ne e kemi bërë”, shtoi Xavi para mediave.

E ardhmja e tij në Barcelonë për sezonin e ardhshëm ka marrë shumë kthesa.

Pas përfundimit të vendimit të Xavit për t’u larguar nga klubi këtë verë, aiu shkarkua përfundimisht nga presidenti i klubit Joan Laporta dhe bordi për shkak të komenteve të tij për situatën ekonomike të klubit katalanas.

Pavarësisht kësaj, Xavi e ka ruajtur dashurinë e tij për klubin dhe ka zbuluar se do të donte të kthehej në Camp Nou në të ardhmen, shkruan Goal.com,

Të ngjashme