Legjenda e klubit katalanas nuk fsheh dëshirën për t’u bërë trajner i ekipit të parë.
Xavi Hernandez që cilësohet si një prej mesfushorëve më të mirë në histori të Barcelonës, ka treguar ambicien e tij që një ditë synon të bëhet trajner i ekipit nga Camp Nou.
Spanjolli aktualisht është duke luajtur në Super Ligën e Katarit me ekipin e Al Sadd, por pas pensionimit nga futbolli ai dëshiron të nisë punën si trajner.
“Është një ëndërr për mua që një ditë të bëhem trajner i Barcelonës”, ka deklaruar Xavi për Le Parisien. “Qysh tash kam nisur të mendoj një projekt për të nisur punën si trajner edhe pse më duhet shumë punë për të arritur këtë”.
“Kam shumë për të mësuar se si ta menaxhojë një skuadër, pasi që të drejtosh një ekip me 25 futbollistë ku bëjnë pjesë edhe një numër i madh i stafit, duhet punë dhe përkushtim”, ka përfunduar 37-vjeçari.