Xavi e mbyll me fitore aventurën si trajner i Barcelonës

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Sevillas në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në La Liga.

Golat për ekipin katalunas i realizuan: Robert Lewandowski dhe Fermin Lopez.

Kurse të vetmin për ekipin vendas e realizoi sulmuesi, En Nesyri.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit e Xavit si trajner i Barcelonës.

Barça me këtë fitore e mbyll sezonin në pozitën e dytë në tabelë me 85 pikë

Të ngjashme