Xavi ka konfirmuar se Barcelona është në bisedime për transferimin e Robert Lewandowskit.
Por, trajneri i skuadrës nga “Camp Nou” e pranoi se nuk do të jetë i lehtë transferimi i tij.
“Lewandowski? Ai është një nga opsionet, një nga mundësitë. Ka negociata, i ka mbetur edhe një vit nga kontrata… nuk do të jetë e lehtë”, tha Xavi.
“Situata financiare? Laporta më tha se do të jemi në gjendje të përforcojmë ekipin, ka besim”, shtoi ai.
Dëshira e Lewandowskit besohet se është që të largohet nga Bayern Munichi në afatin kalimtar të verës, për t’u transferuar pastaj te Barcelona.
Mirëpo, klubi gjerman raportohet se po e pengon largimin e tij.
“Bavarezët” duan që 34-vjeçari të qëndrojë në “Allianz Arena” deri në përfundim të kontratës.
Kontrata e Lewandwoskit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.