Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka lëvizur për të hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një rikthim në Camp Nou, duke konfirmuar qëndrimin te Al-Sadd.
38-vjeçari është lidhur si një trajner potencial për ta pasuar Ernesto Valverden në javët në vazhdim, pasi trajneri aktual duket se është i vendosur të largohet nga klubi tani ose në fund të kontratës së tij në qershor.
Sidoqoftë, pavarësisht se e pranoi dashurinë e tij për gjigantët katalunas, Xavi ka këmbëngulur që ai nuk ka plane të menjëhershme për t’u rikthyer në Spanjë.
“Nuk mund ta fsheh se është ëndrra ime të menaxhoj Barcelonën. E kam thënë këtë shumë herë, dhe nuk ka ndryshuar”, ka thanë fillimisht Xavi për Marca.
“Klubi do të jetë gjithmonë në zemrën time, por unë jam i përqendruar në Al-Sadd”.
Xavi konfirmoi që u takua me drejtorin sportiv Eric Abidal në Doha gjatë fundjavës, por nuk i dha shumë rëndësi bisedës me ish-bashkëlojtarin francez.
Xavi dhe Abidal janë miq të mirë
“Jam takuar me Abidal, pasi ai është shoku im. Kam shumë respekt për Barcelonën dhe Valverden”.
“Ne folëm për shumë gjëra, por unë jam i përqendruar në rolin tim këtu. Dua të respektoj kontratën time me Al-Sadd”, përfundoi ish-mesfushori.
Xavi është nën kontratë me klubin nga Katari deri në maj të 2021, pasi ra dakord për një marrëveshje në vitin 2019, pasi u tërhoq nga futbolli profesional në fund të atij sezoni.
Nën sezonin e tij, Al-Sadd fitoi Superkupën e Katarit në vitin 2019, dhe ata aktualisht janë në vendin e tretë në ligë, pasi ata kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar në 2018-19, me Xavi si kapiten i klubit.