Rinovimi i kontratës së Ousmane Dembele mbetet një prioritet për Barcelonën dhe trajnerin e tyre Xavi Hernandez.
Klubi dhe lojtari janë në bisedime të vazhdueshme për të zgjatur qëndrimin e francezit në Camp Nou, edhe pasi ai hodhi poshtë ofertën e fundit të katalanasve.
Xavi, megjithatë, mbetet i bindur se gjithçka nuk është humbur ende dhe ai shpreson se një marrëveshje do të gjendet në një takim të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
“Ne jemi në negociata,” tha Xavi në konferencën e tij për shtyp para Mallorca të shtunën. “Unë kam ende shpresë se ai do të qëndrojë.
“Kam folur me të dhe mendoj se është e mundur që ai të përpiqet të qëndrojë. Bisedimet janë në proces, kështu që tani për tani duhet të presim”, deklaroi trajneri spanjoll.
Xavi e di se sa e rëndësishme është rinovimi i Dembeles për klubin dhe ai tashmë e ka mbështetur francezin që kur zëvendësoi Ronald Koeman në stolin e katalonasve.