Xhaçka: Rusia mbeti vetëm, pushtimi i Ukrainës i paligjshëm

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është i paligjshëm dhe se askush nuk e mbështet atë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, tha ajo.

Një ditë më parë, nisma e rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe ShBA-së për agresionin në Ukrainë u rrëzua për shkak të vetos ruse.

80 vende anëtare të OKB-së bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë.

Ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Rusia vendosi veton, ndërsa Kina abstenoi.

Të ngjashme