Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar sot të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas Xhaçkës, ata kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
“Mirënjohje për zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të ShBA-së në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.
“E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal”.