Xhaçka: T’i fuqizojmë më shumë ekipet e kërkim-shpëtimi

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se detyra jonë sot është t’i fuqizojmë më shumë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato të emergjencave civile përmes trajnimeve dhe modernizimit të pajisjeve.

Xhaçka ka shkruar në Facebook se ende nuk ka mundur të falënderoj personalisht secilin prej ushtarëve si shembulli më kuptimplotë i sakrificës e përkushtimit vetëmohues dhe të përsëritë pa u lodhur se është nder dhe privilegj të punosh me ta.

“Pa fund mirënjohëse gjithë grave, burrave, vajzave dhe djemve në uniformë të cilët lanë familjet e tyre për t’u shërbyer që në orët e para atyre më në nevojë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme