Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka mirëpritur miratimin e projektligjit për për zonën e rrezikuar të kësaj zone dhe rrethit të tij.
Gashi ka thënë se kjo është një fitore jashtëzakonisht e madhe për komunën tonë si dhe gjithë qytetarët.
‘’Ky Ligj për Obiliqin, është një fitore jashtëzakonisht e madhe për qytetarët dhe komunën tonë’’.
‘’Qytetarët tanë kanë pas një nevojë të madhe për një Ligj të tillë për Obiliqin’’.
‘’Kjo është një mundësi e mirë që Obiliqi të rregulloj gjendjen ambientale dhe sociale poashtu’’, është shprehur Kryetari Xhafer Gashi.