Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka uruar të rinjtë e Obiliqit dhe të Kosovës, duke theksuar se ata janë pjesa më unike dhe potenciali kryesor i shoqërisë.
“Përkushtimi ynë po vazhdon të fokusohet në fuqizimin dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Reformat e reja, e nevojshmja dhe ideja vinë vetëm nga të rinjtë”, ka shkruar Gashi, në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar dhe një foto me të rinjtë e angazhuar në komunën që ai drejton.
Postimi i plotë:
Të nderuar të rinj të vendit tonë!
E nderuar rini e Obiliqit!
Sot,12 Gushti, shënohet si ditë ndërkombëtare e Rinisë.
Të rinjtë janë pjesa më unike dhe potenciali kryesor i shoqërisë tonë, andaj puna dhe përkushtimi ynë po vazhdon të fokusohet në fuqizimin dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Reformat e reja, e nevojshmja dhe ideja vinë vetëm nga të rinjtë.
Urime ditën e rinisë, rinia e Obiliqit!
Xhafer Gashi, kryetar i komunës!