Anëtari i kryesisë së LDK, Xhafer Tahiri do të kandidojë përsëri edhe për një mandate për kryetar të Vushtrrisë.
Tahiri në T7 thotë se do ta vazhdojnë edhe për një mandat qeverisjen e LDK-së në Vushtrri.
“Kemi edhe projektin e nxjerrjes së ekonomisë së Vushtrrisë nga kriza që pandemia Covid e ka bërë. Do ta vazhdojnë edhe për një mandat qeverisjen e LDK-së në Vushtrri. Askush nuk ka besuar se unë në vitin 2017 do të bëhem kryetar”, ka thënë Tahiri.
Teksa shton se duhet ta stabilizojnë LDK-në në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën.
Ai thotë se qytetarët janë të kënaqur me punën e tyre në këtë komunë.
“Të gjitha matjet në Vushtrri në opinionin publik tregojnë se knaqshmëria është e lartë”, thotë ai.