Kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe anëtari i kryesisë së re të LDK-së, Xhafer Tahiri ka folur rreth vendimit të LDK-së për çështjen e presidentit.
Ai ka lëshuar sinjale të qarta për votën “PRO” për Vjosa Osmanin ditën kur kryesia e LDK-së do ta diskutojë këtë çështje.
“Ne do të mblidhemi dhe do ta diskutojmë së bashku. Kuptohet, për vendim do t’i pyesim edhe anëtarët e tjerë, por sa i përket çështjes personale, tashmë publiku e di përzgjedhjen time.
Unë jam pro një opozite konstruktive, pro formimit të institucioneve të reja dhe jo bllokim”, tha Tahiri në “Debat Plus me Ermal Pandurin”, duke konfirmuar kështu në një mënyrë apo tjetrën votën për Osmanin gjatë diskutimeve në LDK.