Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat në këtë subjekt politik.
Sipas tij, ky është momenti më i rëndë në historinë 30 vjeçare të LDK-së.
“Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO”.
“Ky është momenti më i rëndë në historinë 30 vjeçare të LDK-së. Si qytetarë i Kosovës, anëtar i LDK, si babë i 3 vajzave, nuk po mundem me besu që një grup i ngushtë në LDK po kërkon përjashtimin e një gruaje intelektuale, parimore e që e ka mbështetjen e anëtarëve të LDK dhe të qytetarëve të Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, Nënkryetaren e vet, Kandidaten e parë grua për Kryeministre për shkak të mendimit ndryshe. Në ADN e LDK-së është liria e mendimit, liria e individit. Dr. Vjosa Osmani ka mbrojtur parimet për të cilat ka kërkuar besimin e votuesve të LDK. Të gjithë e kemi ditur që Vjosa nuk i ndryshon parimet e saja, të gjithë e kemi kërkuar në krye të listës së LDK dhe të gjithe kemi përkrahur.
Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO.
Ky është momenti më i randë në historinë 30 vjeqare të LDK. Si qytetarë i Kosovës, anëtar i LDK, si babë i 3 vajzave, nuk po mundem me besu që një grup i ngushtë në LDK po kërkon përjashtimin e një gruaje intelektuale, parimore e që e ka mbështetjen e anëtarëve të LDK dhe të qytetarëve të Kosovës.
LDK që e ka themelu Ibrahim Rugova dhe intelektualët më të mdhenjë të kohës, është më e madhe e më e fuqishme se ky grup i ngushtë.
LDK ka me u rikthy te gjeneza e vet, bashkë me Vjosën e bashkë me ata qe kanë në ADN parimin e lirisë së mendimit.