Xhafer Tahiri tregon arsyen përse stacioni i Autobusëve nuk u ndërtua

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK’së, Xhafer Tahiri është mysafir ka thënë se stacioni i Autobusëve nuk u realizua sepse asnjë Qeveri nuk ja ktheu tokën e ish Vicianumit Komunë së Vushtrrisë.

Teksa ka folur për këtë, Tahiri bëri të ditur se përsëri do të insistoj që Stacioni të ndërtohet aty domosdoshmërish.

“Si kryetar komune insistoj që Stacioni i Autobusave të ndërtohet në vendin e ish motel Vicianumit. E ftoj zotri Rexhepi që të më ndihmoj dhe ti ndihmojë qytetarit të ndikoj te Ministria e Drejtësisë dhe ajo pronë ti kthehet Komunës. Kam ndarë buxhet dhe jami penguar nga partia politike që ka udhëhequr. Do të insistoj që në atë pjesë të ndërtohet stacioni i autobusëve. Prona e ish motel vicianumit është e lirë dhe duhet ti kthehet Komunës së Vushtrrisë për tu ndërtuar Stacioni i Autobusëve, pikë”, tha ai në emisionin Debat Pernime në Kallxo.com.

Të ngjashme