Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas takimit që pati me diplomatin amerikan, Hoyt Brian Yee, dha një konferencë për gazetarët.
Ai tha se ka informuar Ndihmës sekretarin e shtetit amerikan mbi situatën aktuale në Maqedoni dhe se ka marrë mbështetje maksimale nga ai dhe ShBA-ja, si kryetar i ri i Kuvendit.
Gjithashtu, Xhaferi theksoi se do të jetë kryetari i të gjithëve edhe atyre që nuk e votuan apo nuk e njohin si kryetar të Kuvendit, shkruan Alsat.